EMRI| Shiste doza kokaine dhe kanabisi në Maliq, arrestohet 39-vjeçari
Policia në Maliq ka arrestuar një 39-vjeçar i cili shiste doza kokaine dhe kanabisi në qytetin e Maliqit dhe fshatrat përreth.
Në kuadër të operacionit të koduar “Liboniku”, në fshatin Libonik, Maliq, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me të cilin lëvizte shtetasi i dyshuar për shitjen e dozave.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Jurgen Becoku dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet një tjetër sasi Kokaine, një sasi kanabisi, një peshore elektronike dhe një sasi municioni luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasi Jurgen Becoku 39 vjeç, banues në Libonik, Maliq.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë