Përfaqësuesi ligjor i PD: Brenda dy ditësh pritet reagim ndërkombëtar për zgjedhjet

28 Maj 2025 | 21:42

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhllin”, përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Franc Nuri, paralajmëroi se në dy ditët në vazhdim do të ketë një reagim ndërkombëtar në mbështetje të PD-së në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Nurit, zgjedhjet e 11 majit janë vjedhur dhe fitorja i takonte PD-së, duke e argumentuar këtë me fushatën e bërë nga kreu i saj Sali Berisha, të cilën e cilësoi si një superfushatë.

“Do ta shikoni shumë shpejt se do të ketë dhe reagim nga faktori ndërkombëtar. Brenda dy ditësh do kemi një lajm nga faktori ndërkombëtar. Besoj brenda dy ditësh. Presim dhe dy ditë sepse do të ketë zhvillime. Nuk është punë mandatesh, këtu janë vjedhur zgjedhjet. Fitorja na takonte ne me një super fushatë dhe super ekip me konsulentët më të mirë në botë, të Donald Trump. Zoti Berisha ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme me katër mitingje në ditë, brenda dhe jashtë vendit, ndërsa pala përballë tallej me qytetarët, e nisi me këngë e valle dhe mbylli me gjëra pa lidhje,” tha Nuri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës

Mbi 550 atletë amatorë dhe profesionistë nga 40 vende të botës morën pjesë në edicionin e pestë të Enkelana Marathon, aktivitetit më të madh të...
10:10 | 26/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord

Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi vijon në Detin e Kinës Jugore për gjetjen e 23 personave të zhdukur, pas mbytjes së një anijeje vietnameze me...
09:19 | 26/07/2026