I shiti kokainë një të miture, lihet në burg i riu në Sarandë

29 Maj 2025 | 10:01

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj shtetasit O.L., i cili ndodhet nën hetim për shitje të lëndëve narkotike një shtetaseje të mitur.

Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria e Sarandës, e cila informon se procedimi penal ndaj O.L. është regjistruar më 18 maj 2025, me akuzën për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, sipas nenit 283/1 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve paraprake, O.L. dyshohet se i ka shitur kokainë një shtetaseje të mitur, e cila pas konsumimit ka shfaqur probleme shëndetësore.

Masa e sigurisë u ekzekutua më 26 maj në Tiranë, ku i dyshuari u ndalua nga strukturat e Policisë, ndërsa më 27 maj, Prokuroria kërkoi verifikimin e kushteve ligjore dhe vijimin e masës.

Gjykata, në seancën e zhvilluar ditën e mërkurë, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”, duke e mbajtur O.L. në paraburgim për vijimin e hetimeve.

Prokuroria e Sarandës thekson se rasti paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore, për shkak të përfshirjes së një të miture dhe lëndëve narkotike, dhe do të vijojë hetimin për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026