Zbulohet roli i dy policëve në organizatën e drogës që u godit nga Italia dhe SPAK

21 Maj 2025 | 12:53

Një megaoperacion mes autoriteteve shqiptare dhe italiane ka goditur një nga grupet më të fuqishme kriminale me bazë në Durrës, që operonin në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në këtë grup janë të implikuar dhe dy efektivë policie, njëri me profil të lartë ndërsa prokurori Vladimir Mara sqaroi rolin e tyre në këtë çështje.

“Njëri prej tyre është në një pozicion të rëndësishëm, shef seksioni në Policinë e Shtetit, ku ka një rast të bashkëpunimit të tij me pjesëtarë të grupit. Ndërsa një rast tjetër ka të bëjë me korrupsionin e punonjësit të policisë në Portin e Durrësit”, tha prokurori Mara.

Më pas, ai shtoi se:

“Ndërsa një avokati dyshohet për 4 raste të ndikimit të paligjshëm te zyrtarë të ndryshëm, përfshirë të drejtësisë,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026