“Restorante, biznese e 1 televizion”- Çfarë u sekuestrua gjatë operacionit antidrogë

21 Maj 2025 | 12:44

Autoritetet shqiptare dhe ato italiane kanë kryer një operacion të përbashkët që çoi në goditjen e një grupi të fuqishëm kriminal të përfshirë në trafikun e drogës dhe veprime të tjera kriminale. Gjatë këtij aksioni janë lëshuar 52 masa sigurie, prej të cilave janë ekzekutuar 40, duke përfshirë edhe zyrtarë shtetërorë dhe një avokat.

Prokurori Vladimir Mara bëri të ditur se gjatë hetimit janë sekuestruar pasuri të konsiderueshme, të dyshuara se rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Në listën e pasurive të sekuestruara përfshihen:

  • Tre restorante në Durrës
  • Një bar-kafe
  • Gjashtë shoqëri tregtare
  • Një platformë televizive kabllore në qytetin e Vlorës

“Gjatë hetimit penal, krahas dokumentimit të veprimeve kriminale, është kryer edhe hetim pasuror në kuadër të ligjit Antimafia. Të gjitha pasuritë që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal janë paraqitur për sekuestrim në Gjykatën e Posaçme, e cila ka vendosur masën e sekuestrimit,” tha prokurori Mara.

Ai shtoi se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar edhe 3 milionë euro para të thata, që dyshohet se janë të ardhura të paligjshme të grupit kriminal.

Gjithashtu, janë evidentuar edhe vepra korruptive në Shqipëri, për të cilat janë marrë masa sigurie ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe një avokati. Kjo operacion ka dëshmuar bashkëpunimin efektiv ndërmjet institucioneve ligjzbatuese të dy vendeve për goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026