Ekstradohen në Itali tre shtetas shqiptarë të akuzuar për trafik droge

29 Maj 2025 | 14:00

Tre shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të një bashkëpunimi operacional ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ekstradimi është kryer për llogari të autoriteteve italiane dhe përfshin shtetasit:

  • Albert Koni, 51 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Torinos në vitin 2025 me rreth 4 vjet e gjysmë burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai akuzohet se në vitin 2017 ka shitur kokainë në ambiente publike në zonat Arona dhe Novara.
  • R. A., 21 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Milanos në vitin 2024 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale. Sipas autoriteteve italiane, ai është përfshirë në një rrjet që ka trafikuar sasi të mëdha droge në Milano gjatë viteve 2022-2024.
  • A. F., 39 vjeç, për të cilin Gjykata e Gjenovas ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në kuadër të hetimeve të operacionit “COOK 2020” të Policisë italiane. Ai akuzohet për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, në kuadrin e një organizate kriminale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026