Orban: Ardhja e Trump në presidencë i ka rikthyer shpresën botës
Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot se presidenca e Donald Trump ka sjellë “ndryshim civilizues” dhe “i ka rikthyer shpresën botës”.
Në fjalimin e tij hapës në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC) në Budapest, Viktor Orbán tha se e kishte parashikuar fitoren e Trump vitin e kaluar në të njëjtën konferencë.
“Dhe ai fitoi. Vitin tjetër ka zgjedhje në Hungari. A ka ndonjë pyetje tjetër?” , tha Viktor Orban, raportoi agjencia “MTI”.
Ai e përshkroi kthimin e Trump si “tornadoja e Trump që përshkoi botën”, duke theksuar se presidenti amerikan “i ktheu shpresën dhe paqen jetës normale”.
“Nuk do të mbytemi në detin e ideologjisë së ‘ujkut’, nuk do të na mbytin emigrantët ”, tha Viktor Orban, duke e vlerësuar fitoren e Trump si “kthimin më të madh që Perëndimi ka parë ndonjëherë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut