Nënshkrimi i parë nën “epokën” Tare, Milani rikthen në stol trajnerin e njohur

29 Maj 2025 | 14:21

Klubi i Milanit ka njoftuar rikthimin e Masimiliano Alegrit si trajner, duke firmosur me të një kontratë trevjeçare. Ky emër shënon nënshkrimin e parë në periudhën e re të drejtimit sportiv nga Igli Tare, i cili ka nisur punën me klubin pak ditë më parë dhe ka zhvilluar takime me trajnerë dhe futbollistë.

Alegrit i është caktuar një pagë prej 5 milionë euro në sezon. Ai rikthehet në stolin e Milanit pas 11 vitesh, pasi ka drejtuar më parë skuadrën gjatë viteve 2010-2014, periudhë në të cilën fitoi titullin e Serisë A dhe Superkupën e Italisë.

Ky rikthim vjen në një moment kyç për Milanin, i cili synon të forcojë pozicionin e tij në kampionat dhe në arenën ndërkombëtare nën drejtimin e Alegrit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026

Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen...
21:48 | 20/07/2026