A e pranojnë Fatmir Limajn si kryeparlamentar të Kosovës? Flet Ramush Haradinaj

29 Maj 2025 | 15:09

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk kanë qëndrim nëse do e votonin Fatmir Limajn për kryeparlamentar. Në seancën e sotme, Haradinaj deklaroi se ka shpresuar që do të ketë ndryshim të propozimit për kryeparlamentar.

Pas dështimit të përpjekjes së 23-të për konstituim të legjislaturës së nëntë, Haradinaj tha para gazetarëve se kanë ofruar zgjidhje dhe propozim të tre emrave që do i votonin për kryeparlamentar.

“Ne kemi dhënë zgjidhje edhe atë realisht e kemi bërë pa asnjë kundër-vlerë, pra s’kemi kërkuar asgjë nga Vetëvendosje. Deri tani kemi propozuar tre emra që mund t’i votojmë. E dini është Saranda Bogujevci, Shqipe Selimi edhe Glauk Konjufca. Nëse sot do të kishim njërin nga këta tre emra, pa asnjë kërkesë, pa asnjë kusht, ne do t’i votonim. Për atë edhe erdhëm realisht në seancë me shpresë se rastësisht ka ndryshim. Sa i përket emrit të zotëri Limajt nuk kemi ndonjë qëndrim të tillë”, deklaroi ai.

Kreu i AAK-së tha se për Limajn nuk kanë diskutuar as me partinë, por vetëm për tre emra, siç tha ai, unifikues.

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj deklaroi sot se është takuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

“Nuk është pjesë e interesimit tim”, tha Haradinaj derisa u pyet nëse një gjë e tillë e lëkund qëndrimin e tij.

“Ato nuk janë pjesë e interesimit tim, kush me kë takohet më tutje është diçka që nuk përbën më ndonjë lajm. E ajo që është interesim i imi është me zgjedh kryetarin e Kuvendit ose kryetaren dhe ne i kemi dhënë tre emra që ia japim votën pa asnjë kusht. Dhe për këtë nuk kemi kërkuar as që të jemi bashkë me opozitën, në këtë rast as me PDK-në, as me LDK-në, pa asnjë kusht, pa asnjë kërkesë. Nëse na japin këta emra, njërin nga këta tre emra sot e kishim votuar dhe do të kalonim në tema tjera. Nëse Vetëvendosje nuk i ka numrat për qeveri, prapë mund ta bllokojë konstituimin e plotë të Kuvendit tek nënkryetarët, por do të mundnim të zgjidhnim të paktën kryetarin dhe jemi për”, shtoi Haradinaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026