Mbante në banesë dy armë zjarri pa leje, arrestohet 64-vjeçari në Maliq
Policia e Maliqit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kolaneci”, i cili kishte si qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Si rezultat, është arrestuar në flagrancë një 64-vjeçar që posedonte në mënyrë të paligjshme dy armë zjarri.
Gjatë kontrollit nga Policia Maliq në ambientet përreth banesës së shtetasit me iniciale J. D., u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik (kallashnikov) dhe një armë zjarri pushkë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, 64 vjeçari u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar