A e pranojnë Fatmir Limajn si kryeparlamentar të Kosovës? Flet Ramush Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk kanë qëndrim nëse do e votonin Fatmir Limajn për kryeparlamentar. Në seancën e sotme, Haradinaj deklaroi se ka shpresuar që do të ketë ndryshim të propozimit për kryeparlamentar.
Pas dështimit të përpjekjes së 23-të për konstituim të legjislaturës së nëntë, Haradinaj tha para gazetarëve se kanë ofruar zgjidhje dhe propozim të tre emrave që do i votonin për kryeparlamentar.
“Ne kemi dhënë zgjidhje edhe atë realisht e kemi bërë pa asnjë kundër-vlerë, pra s’kemi kërkuar asgjë nga Vetëvendosje. Deri tani kemi propozuar tre emra që mund t’i votojmë. E dini është Saranda Bogujevci, Shqipe Selimi edhe Glauk Konjufca. Nëse sot do të kishim njërin nga këta tre emra, pa asnjë kërkesë, pa asnjë kusht, ne do t’i votonim. Për atë edhe erdhëm realisht në seancë me shpresë se rastësisht ka ndryshim. Sa i përket emrit të zotëri Limajt nuk kemi ndonjë qëndrim të tillë”, deklaroi ai.
Kreu i AAK-së tha se për Limajn nuk kanë diskutuar as me partinë, por vetëm për tre emra, siç tha ai, unifikues.
Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj deklaroi sot se është takuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
“Nuk është pjesë e interesimit tim”, tha Haradinaj derisa u pyet nëse një gjë e tillë e lëkund qëndrimin e tij.
“Ato nuk janë pjesë e interesimit tim, kush me kë takohet më tutje është diçka që nuk përbën më ndonjë lajm. E ajo që është interesim i imi është me zgjedh kryetarin e Kuvendit ose kryetaren dhe ne i kemi dhënë tre emra që ia japim votën pa asnjë kusht. Dhe për këtë nuk kemi kërkuar as që të jemi bashkë me opozitën, në këtë rast as me PDK-në, as me LDK-në, pa asnjë kusht, pa asnjë kërkesë. Nëse na japin këta emra, njërin nga këta tre emra sot e kishim votuar dhe do të kalonim në tema tjera. Nëse Vetëvendosje nuk i ka numrat për qeveri, prapë mund ta bllokojë konstituimin e plotë të Kuvendit tek nënkryetarët, por do të mundnim të zgjidhnim të paktën kryetarin dhe jemi për”, shtoi Haradinaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat
Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret