“S’keni fakte për vjedhje në zgjedhje”, debat i ashpër mes Manjanit dhe Balliut

29 Maj 2025 | 22:11

Të ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, Ylli Manjani dhe Kelvis Balliu u përfshinë në një debat të ashpër në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

Duke parë pretendimet e Balliut, Ylli Manjani u revoltua duke i thënë atij se PD-ja është pabesueshme në akuzat për vjedhje në zgjedhje, pasi sipas tij PD-ja duhet të kishte minimalisht letrat e procesit për të dokumentuar saktë vjedhjen që pretendon.

Manjani e quajti të gabuar që PD-ja ia faturon humbjen personave të tjerë, sipas tij duke iu rënë në qafë kot, ndërkohë që nuk fiton që nga viti 2011.

Balliu iu përgjigj se nuk mund të ketë zgjedhje të lira kur, sipas tij, personat me precedentë kriminalë ndërhyjnë në proces, ndërsa policia nuk vepron. Manjani iu përgjigj ashpër duke thënë se policia është neutrale dhe nuk i lejohet ndërhyrja në zgjedhje.

Në vazhdën e debatit, Balliu i kujtoi Manjanit periudhën kur ishte ministër i Drejtësisë, duke i thënë: “Po ti pse si ministër kërkove ndërhyrjen e ushtrisë në luftën kundër kanabisit?”

Manjani tha se shumë mirë bëri që e kërkoi, por që është penduar kur kuptoi se si qëndron gjërat.

Pjesë nga debati në studio:

Manjani-Balliut: “Keni harruar të fitoni që nga 2011, nuk fitoni, dhe ia vendosni fajin banditëve ju.”

Balliu-Manjanit: “Po ti ke qenë ministër i Drejtësisë kur ke kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë kundër trafikut të drogës.”

Manjani – Balliut: “Po mirë, kam bërë mirë, por kur ju pashë që ju ulnit kokën, u bëra pishman. Kur ju shihja që i rrinit drogës te koka dhe merrnit paratë nga droga, u bëra pishman”, tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026