Procesi “Metamorfoza”: Shtyhet seanca, gjykata gjobit avokaten e Asmer Bilali
Seanca e radhës për çështjen penale të njohur si “Metamorfoza”, ku janë të pandehur Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviç (Bajri), Edmond Preka, Asmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita, është shtyrë sërish si pasojë e mungesës së përfaqësimit të duhur ligjor për një prej të pandehurve.
Avokati mbrojtës i Asmer Bilalit, Sokol Tahiraj, ka paraqitur një raport mjekësor duke pretenduar paaftësi për të ushtruar detyrën, dhe për pasojë ka kërkuar shtyrjen e seancës.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka reaguar duke kërkuar që të shmangen vonesat procedurale të shkaktuara nga avokatët mbrojtës dhe ka kërkuar caktimin e një avokati kryesisht, i cili është njohur më parë me dosjen, për të garantuar vijimin e procesit.
Gjykata caktoi avokaten Pranvera Doçi për të përfaqësuar kryesisht interesat e të pandehurit Asmer Bilali. Megjithatë, Doçi ka deklaruar në sallë se është njohur vetëm me aktet që lidhen me të pandehurin Ardit Hasanbegaj dhe jo me dokumentacionin për Bilalin, duke e konsideruar të pamundur mbrojtjen e tij në këtë fazë.
Trupa gjykuese, e kryesuar nga gjyqtarja Etleva Deda dhe anëtarët Flora Hajredinaj dhe Erion Çelaj, vendosi: revokimin e vendimit të mëparshëm për caktimin e avokates Pranvera Doçi për mbrojtjen e Asmer Bilalit; shtyrjen e seancës gjyqësore për në një datë tjetër dhe vendosjen e një gjobe prej 30 mijë lekësh ndaj avokates së Asmer Bilalit, Anila Xhafa, për mosrespektim të detyrimeve ndaj gjykatës.
Seanca e radhës u caktua për datën 5 qershor, ora 15:00.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat