Goditje në merkato nga Man City, Bayerni përforcon mbrojtjen
Transferimin e tij e kërkonte me ngulm prej 1 viti dhe tani është realitet, Trent Alexander Arnold është blerja më e re e Realit të Madridit, me britanikun që bëhet blerja e dytë zyrtare në epokën Alonso. Los Blancos kanë njoftuar në rrjetet sociale se mbrojtësi anësor ka firmosur një kontratë deri në qershor të 2031-it, ndërsa cilësohet një ndër futbollistët me më tepër potencial në atë repart. 26-vjeçari ishte pjesë e Liverpool aty ku ka fituar 9 trofe, mes tyre Premier Leaguen 2 herë dhe Champions League.
Ai pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Xabi Alonso që në botërorin e klubeve që nis më 14 qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lëvizje në merkato janë bërë dhe nga skuadra të tjera si Manchester City apo Bayern. Qytetarët kanë arritur akordin me mesfushorin e Milanit, Tijjani Reijnders për një vlerë prej 70 milionë eurosh. Oferta e parë prej 60 milionë euro u refuzua nga kuqezinjtë, të cilët më pas arritën akordin me drejtuesit e Manchester Cityt.
Bayerni i Mynihut njoftoi se Jonathan Tah, mbrojtësi gjerman është blerja më e re, ndërsa klubi vijon tratativat me sulmuesit Eze dhe Leao, ku priten zhvillime. Merkato ende nuk ka nisur zyrtarisht, por skuadrat kanë projektuar listat me lojtarët që dëshirojnë.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 07:38 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet