Kërkuan rinumërim votash në Tiranë dhe Durrës, rrëzohen kërkesat e kandidatëve të PD

30 Maj 2025 | 18:38

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesat e katër kandidatëve të Partisë Demokratike për të rinumëruar kutitë e votimit në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Në një seancë paraprake, KAS vendosi se Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja nuk janë të legjitimuar për të vënë në lëvizje KAS-in, pasi këtë të drejtë, sipas ligjit, e kanë vetëm subjektet garuese dhe jo kandidatët individualë.

Vendimi nuk ishte unanim pasi Ilir Rusmali, votoi pro dhënies së të drejtës kandidatëve për të kërkuar rinumërimin, duke argumentuar se kjo mund të ndikonte në renditjen e tyre në listat e hapura.

Por shumica, përfaqësuesit Bele dhe Lako (PS) dhe Braho e Çefa (PD), votuan kundër, duke theksuar se ankesa duhet të vijë nga vetë subjekti politik.

Burime pranë KQZ-së bëjnë me dije se PD nuk ka pranuar të vulosë kërkesat ankimore të katër kandidatëve të saj.

Çfarë pretenduan kandidatët demokratë

Ilir Alimehmeti kërkoi rinumërim në qarkun e Tiranës, duke pretenduar parregullsi të zbuluara gjatë verifikimit të pamjeve filmike.

Në një QV, ai thekson se 27 vota preferenciale për të janë regjistruar gabimisht në emër të një kandidati tjetër, ndërsa për të figurojnë 0 vota në tabelën përmbledhëse.

Alimehmeti, që mori rreth 18 mijë vota, nuk fitoi mandatin, pasi u rendit pas Jorida Tabakut, e cila rezultoi me 2 mijë vota më shumë.

Mimoza Hajdarmataj theksoi në kërkesën e saj se në të paktën 6 KZAZ ka pasur parregullsi që përfshijnë mbi 1000 vota. Ajo arriti të merrte 4 568 vota në total.

Lisandër Hoxha gjithashtu pretendoi se nga videot e paplota të procesit të numërimit, disa vota të tij preferenciale janë regjistruar në emër të një kandidati tjetër. Ai grumbulloi 1 902 vota në total.

Aulon Kalaja kërkoi hapjen e kutive të votimit në Durrës, por pa mbështetjen zyrtare të PD-së, kërkesa e tij nuk u shqyrtua në thelb.

KAS vendosi të rrëzojë kërkesat, duke mos i kaluar ato për shqyrtim të mëtejshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026