Plagosja me armë në Durrës, si autorët qëlluan 36-vjeçarin në lëvizje

30 Maj 2025 | 20:55

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Fllakës, në Durrës, pranë kufirit me zonën e Shënavlashit, ku një 36-vjeçar është qëlluar me armë zjarri.

Sipas burimeve për Euronews Albania, autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje, tip “Ford”, duke goditur 36-vjeçari në krahun e majtë me pistoletë. Pas të shtënave, i plagosuri arriti të shkonte vetë në Komisariatin e Policisë për të kërkuar ndihmë dhe transport drejt spitalit.

Burime të sigurta bëjnë me dije se 36-vjeçari kishte qenë i plagosur edhe dy vite më parë në një atentat tjetër, që ngre dyshime për përplasje të vazhdueshme mes palëve.

Aktualisht, ai ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa forca të shumta policie janë të pranishme në spital dhe në vendin e ngjarjes.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026