Trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri, Gjykata lë në burg 8 të arrestuarit
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për 8 të arrestuarit për shitblerje armësh.
Trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e Prokurorise së Tiranës për masat e sigurimit. Në qëli do të qëndrojnë Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu. Para gjykatës asnjë nga të dyshuarit nuk ka folur.
Ndërkohë që mbrojtja ka ngritur pretendime se është vepruar në kundërshtim me ligjin për sa i përket blerjeve të stimuluara, pasi sipas tyre policia po i shtyn njerëzit në veprime të kundërligjshme.
Po ashtu avokatët kanë kërkuar prova dhe fakte për secili nga të dyshuarit, për veprimet konkrete që ata kanë kryer. Gjithashtu ata kanë kërkuar edhe akt-ekspertizat e armëve nëse janë ose jo funksionale. Mbrojta i ka kërkuar gjykatës që ta cilësojë të paligjshëm arrestimin.
Ata i kanë kërkuar gjykatës që të mbahej edhe parasysh fakti që të dyshuari nuk kanë precedent të mëparshëm penal.
Ndërkohë organi i akuzës ka vënë në dispozicion të gjykatës akt-ekspertimet e kryera për armët që janë kapur më herët kur është bërë ndalimi i Altin Pajazitit dhe Kadri Prushit, ku njëra nga armët rezulton jashtë funksionit.
Gjatë operacionit të zhvilluar nga ana e strukturave të rendit u sekuestruan 14 armë zjarri 12 pistoleta ku njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë, 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.
LEXONI GJITHASHTU:
Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës