Mbyllet Kampionati Evropian U-17 në Shqipëri, Portugalia shpallet kampione

2 Qershor 2025 | 11:46

Pas një dominimi nga ndeshja në ndeshje e në fund një triumf në finale, Portugalia është shpallur kampione e Evropës në kompeticionin e 17-vjeçarëve i cili u zhvillua në Shqipëri. Luzitanët zhvilluan një rrugëtim të jashtëzakonshëm, duke fituar 3 përballje dhe barazuar 2 të tjera, e madje mposhtur skuadra si Italia që ishte pretendente, por edhe Gjermania e Shqipëria.

Finalja e madhe u zhvillua mbrëmjen e së dielës e u mbyll në shifrat 3-0, me trikolorët që ishin të pafuqishëm përballë portugezëve, të cilët realizuan 2 herë që në pjesën e parë me Cabral e Cunha. Kur pritej reagimi nga francezët, ishte edhe një herë Portugalia që realizoi golin e tretë që mbylli përballjen me autor Neves. Një duel i dominuar plotësisht nga të besuarit e teknikut Bino dhe luzitanët ngrenë kështu lart për herë të tretë trofeun e një Kampionati Evropian për 17-vjeçarët.

Më herët ia kanë dalë ta fitojnë këtë garë në 2016-ën dhe 2003, ku edhe asokohe nuk humbisnin asnjë ndeshje. Portugalia do të vijojë përgatitjet edhe për Kupën e Botës për këtë moshë, kompeticion që mbahet në Katar në muajin nëntor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026