“Motorristi 21-vjeçar që shpërndan pica dhe mban armë”, aktivistja: Rrezik për këdo
Një 15-vjeçar i cili punonte kamerier në ambientet e një picerie në zonën e “Ali Demit” u plagos mbrëmjen e djeshme nga kolegu i tij 21 vjeçar.
Sipas informacioneve, në tavolinë kanë qenë 3 persona, i mituri me kushërirën e tij dhe autori i dyshuar i plagosjes, 21-vjeçari pasi ka nxjerrë pistoletën stilolaps, e ka shkrepur dhe plumbi e ka kapur 15-vjeçarin në qafë.
Aktivistja për të drejtat e fëmijëve, Suela Koçibellinj, ishte këtë të hënë në “People” në Euroneës Albania ku tha se në këtë situatë kemi disa shkelje të ligjit.
“Ne kemi një 15 vjeçar të padeklaruar që punon. Kemi 21 vjeçar me motor që lëviz edhe i armatosur, me një armë që ti as nuk arrin ta shikosh. E ndërkohë ndodh e4dhe krimi që me shumë mundësi ka një arsye banale se nuk mund të ketë diçka serioze me një 15-vjeçar. Dhe këtë situatë mundohen të gjithë që ta mbulojnë. Ky shpërndan dhe na sjell pica të gjithëve është rrezik potencial për këdo”,-tha Koçibellinj.
Sipas informacioneve, në tavolinë kanë qenë 3 persona, i mituri me kushërirën e tij dhe autori i dyshuar i plagosjes. 21-vjeçari pasi ka nxjerrë pistoletën stilolaps, e ka shkrepur dhe plumbi e ka kapur 15-vjeçarin në qafë. Pistoleta stilolapsi nuk konsiderohet armë zjarri e mirëfilltë, por e modifikuar. Gjithashtu bëhet me dije se 15-vjeçari nuk është treguar bashkëpunues me hetuesit kur është marrë në pyetje. Ndërkohë, arma në fjalë nuk është gjetur.
Nga ana tjetër, kushërira e tij është marrë në hetim në gjendje të lirë për “moskallëzim krimi”. Bëhet me dije se vajza u ka thënë hetuesve se ngjarja ka ndodhur jashtë lokalit dhe plumbi ka ardhur nga lartë, pra plumb qorr. Pasi hetuesit janë konsultuar me bluzat e bardha, këndi i plumbit në qafë nuk ishte nga lartë poshtë, por drejtë.
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur