BE asnjë ofertë SHBA, Brukseli: Marrëveshja të jetë në favor të të dyja palëve
Autoritetet evropiane po punojnë me nxitim për të siguruar një marrëveshje tregtare me Uashingtonin përpara fillimit të korrikut, muaj ku të ashtuquajturat “tarifa reciproke” do të hyjnë në fuqi.
“Ne jemi tërësisht të angazhuar për të arritur ato marrëveshje me Shtetet e Bashkuara që sjellin përfitime për të dyja palët”, ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Evropian, Olof Gill.
Ai ka nënvizuar se për momentin ndaj Shteteve të Bashkuara nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare për ta tejkaluar problemin.
Aktualisht, BE po përballet me mundësinë e tarifave prej 20 për qind ndaj produkteve që dërgon në Amerikë, një lëvizje kjo e Shtëpisë së Bardhë për të balancuar deficitin e saj tregtar me bllokun prej 235.6 miliardë dollarësh.
Ndërsa deficiti është pjesërisht i lidhur me fuqinë e ekonomisë dhe dollarit amerikan, Trump e sheh dizbalancën si një shfrytëzim.
Për t’iu përgjigjur panikut të tregjeve, presidenti amerikan njoftoi se ndërprerje 90-ditore të planit të tij në fillim të prillit, edhe pse e la barrën bazë prej 10 për qind në fuqi. Për t’iu përgjigjur, Brukseli bllokoi tarifat hakmarrëse për 21 miliardë euro në produkte amerikane deri më 14 korrik.
Komentet e Komisionit Evropian ditën e premte erdhën si përgjigje ndaj një raportimi në gazetën “Financial Times”, që sugjeronte se Brukseli synon të rrisë blerjen e produkteve amerikane deri në 50 miliardë euro për të reduktuara deficitin me Shtetet e Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, KE: Afat deri më 15 korrik për raportimin
Zbulohet një rrjet ndërkombëtar që drogonin dhe abuzonin me disa gra, 8 të arrestuar në Britani
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës