VIDEO/ Goditet grupi i trafikut të armëve dhe drogës në Fier, 4 të arrestuar
Një grup kriminal është goditur nga Policia e Fierit, i dyshuar për trafik armësh dhe përfshirje në kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit, janë arrestuar katër persona me precedentë të mëparshëm penalë ndërsa sipas policisë, grupi vepronte në disa qytete të vendit si Fier, Lushnjë, Durrës si dhe në disa raste siguronte armë zjarri edhe nga Kosova.
Nga hetimet rezulton se përveç trafikimit të armëve, ata merreshin edhe me kultivimin dhe shitjen e kanabisit,” njoftoi policia.
“Nga hetimet e deritanishme, është dokumentuar trafikimi i armëve dhe muncioneve, prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike. Janë kryer në datë 2 qershor 13 kontrolle në banesa, magazina, sipërfaqe toke, ku janë gjetur prova, theksoi drejtuesi i prokurorisë.
U sekuestruan:
4000 fidanë kanabisi (2000 të mbjellë në tokën në pronësi të shtetasit B. B. dhe 2000 të kultivuar në kubikë);
3 armë zjarri automatike, 2 armë gjahu dhe 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
5000 fara kanabisi;
2 radio si të Policisë, 2 uniforma policie, 1 maskë plastike me paruke;
3 automjete dhe 10 celularë.
Gjithashtu, në banesën e shtetasit N. O., në Durrës, u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, të cilën ky shtetas tentoi ta hidhte nga dritarja, në momentin e ndërhyrjes së Policisë.
Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit:
B. B., 48 vjeç, banues në Kallm, Fier, i dënuar më parë në Itali, me 30 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
N. O., 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje;
Q. Sh., 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje;
B. B., 33 vjeç, banues në Divjakë.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë një 51-vjeçar nga fshati Peshtan, Fier, i arrestuar më parë për kundërshtim të punonjësve të Policisë.
Policia po vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.
Njoftimi i plotë
Konferencë e përbashkët për shtyp, nga DVP Fier dhe Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Goditet një grup kriminal për trafikim armësh, kultivim dhe shitje të kanabisit. 4 shtetas në pranga, 6 armë zjarri dhe gjahu, 4000 fidanë kanabisi, 5000 fara kanabisi, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm, radio dhe uniforma si të Policisë, të sekuestruara.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier
Drejtues i Parë Skender Hita:
Përshëndetje dhe faleminderit për pjesëmarrjen,
Ashtu siç u bë me dije edhe nga drejtuesi i Prokurorisë, jemi sot, këtu, për të prezantuar rezultatet e operacionit policor të koduar “Procedimi”, por gjithashtu për të përcjellë mesazhin e një bashkëpunimi të suksesshëm mes Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Ky bashkëpunim është i vazhdueshëm dhe i mirëkoordinuar me të gjitha agjencitë ligjzbatuese në qarkun Fier.
Operacioni policor i koduar “Procedimi” është finalizimi i një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit.
Procedimi u iniciua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier dhe u ndoq në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.
Siç është bërë publike edhe më parë përmes njoftimeve tona për shtyp, strukturat e DVP Fier kanë vijuar pa ndërprerje operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, specialistët e sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier siguruan informacion përmes inteligjencës policore dhe e referuan në Prokurorinë e Fierit, e cila regjistroi procedimin penal nr. 1815/2024, që u ndoq për disa muaj, me metoda speciale të hetimit.
Nga hetimet rezultoi se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe municioneve të kalibrave të ndryshëm, si dhe mbanin armë zjarri, për qëllime kriminale. Ky aktivitet kryhej në disa qytete të vendit, si Fier, Lushnjë, Durrës, Shkodër dhe Kukës, ndërsa në disa raste armët siguroheshin nga Kosova dhe futeshin ilegalisht përmes kufirit të gjelbër në PKK Morinë.
Po nga hetimet rezultoi se ky grup merrej edhe me kultivimin dhe shitjen e kanabisit.
Në vijim të hetimeve, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Procedimi”.
Gjatë operacionit u ushtruan 8 kontrolle banesash, 2 kontrolle në ambiente të dyshuara për magazinim të armëve dhe të municionit luftarak, si dhe 3 kontrolle automjetesh.
Gjatë këtyre kontrolleve u sekuestruan:
4000 fidanë kanabisi (2000 të mbjellë në tokën në pronësi të shtetasit B. B. dhe 2000 të kultivuar në kubikë);
3 armë zjarri automatike, 2 armë gjahu dhe 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
5000 fara kanabisi;
2 radio si të Policisë, 2 uniforma policie, 1 maskë plastike me paruke;
3 automjete dhe 10 celularë.
Gjithashtu, në banesën e shtetasit N. O., në Durrës, u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, të cilën ky shtetas tentoi ta hidhte nga dritarja, në momentin e ndërhyrjes së Policisë.
Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit:
B. B., 48 vjeç, banues në Kallm, Fier, i dënuar më parë në Itali, me 30 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
N. O., 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje;
Q. Sh., 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje;
B. B., 33 vjeç, banues në Divjakë.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë një 51-vjeçar nga fshati Peshtan, Fier, i arrestuar më parë për kundërshtim të punonjësve të Policisë.
Nga hetimet rezulton se ky grup vepronte i organizuar, me qëllim trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, për t’i shitur më pas tek individë të përfshirë në veprimtari kriminale.
B. B dhe Q. Sh. ishin organizatorët e grupit. Anëtarët e tjerë kishin rol në sigurimin e armëve dhe në gjetjen e klientëve.
Njëkohësisht, kryetari i grupit, B. B., organizonte kultivimin dhe më pas shitjen e kanabisit.
Operacioni vijon dhe hetimet po thellohen, për të identifikuar dhe kapur shtetasit e tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.
Dua të falënderoj Prokurorinë e Fierit, për bashkëpunimin e ngushtë dhe profesional, strukturat e DVP Fier të angazhuara nga nisja deri në finalizimin e operacionit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar në këtë operacion.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, trafiqeve të paligjshme dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit.
Gjithashtu, shpreh falënderimin për qytetarët e qarkut Fier, për bashkëpunimin e deritanishëm, dhe i ftoj të vijojnë të besojnë dhe të bashkëpunojnë me strukturat tona, për të garantuar një sezon veror sa më të qetë dhe të sigurtë, për qytetarët vendas dhe për mijëra turistët që vizitojnë qarkun tonë çdo vit.
Vetëm përmes bashkëpunimit, përmbushim misionin tonë.
Faleminderit!
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik