VIDEO| Ukraina sulmon urën e Kerçit në Krime, 1100 kg ekspoziv shperthejnë nën ujë

3 Qershor 2025 | 15:06

Inteligjenca ukrainase ka sulmuar urën e Kerçit në Krime, një copëz e infrastrukturës ruse e ndërtuar ilegalisht pas aneksimit të njëanshëm të gadishullit ukrainas në 2014-n.

Shërbimet e sigurisë në Kiev publikuan një video të sulmit, që tregon shpërthimet nënujore. Operacioni, që kërkoi muaj të tërë për t’u planifikuar, u krye nga Shërbimi Ukrainas i Sigurisë, SBU.

Në një deklaratë zyrtare në rrjetin “Telegram”, agjencia e spiunazhit sqaroi se si kishte arritur të godiste urën ruse për herë të tretë që nga fillimi i pushtimit në shkurt të 2022-shit.

“Operacioni zgjati disa muaj. Agjentët e SBU-së minuan themelet mbajtëse të kësaj strukture të paligjshme pa shkaktuar dëme në njerëz”, thuhet në komunikatë.

Në dokumentin në fjalë saktësohet se shpërthimi i parë u realizua në orën 4 e 44 të mëngjesit.

Agjencia shtoi se themelet nënujore të urës u dëmtuan rëndë pasi në tërësi u përdorën 1 mijë e 100 kilogramë eksploziv i llojit tritol.

Ura e Kerçit lidh Rusinë me gadishullin ukrainas dhe përbën një aks të rëndësishëm transporti dhe furnizimesh për trupat ruse që ndodhen në territoret e pushtuara në jug të Ukrainës.

Kievi e ka vënë në shënjestër atë dy herë në të kaluarën, njëherë në tetor të vitit 2022 dhe herën tjetër në korrik të vitit pasardhës, duke e dëmtuar, por jo duke e shkatërruar.

Operacioni në fjalë pason atë masiv me dronë ndaj objektivave strategjikë të aviacionit rus, i mbikëqyrur personalisht nga shefi i SBU-së, Vasyl Maliuk.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme dhe do të takohet me Donald Trump , siç zbuloi ai...
11:59 | 24/07/2026

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026