Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë
Ukraina tha se ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi, që kanë kapacitete bërthamore, në disa baza ajrore në mbarë Rusinë më 1 qershor.
Guvernatorët në disa rajone ruse kanë konfirmuar sulmet me dronë, edhe pse është e paqartë nëse është goditur ndonjë avion.
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, agjencia kryesore e inteligjencës, publikoi një video më 1 qershor, që tha se shfaq dronët duke goditur bombarduesit strategjikë rusë në disa baza. Këta bombardues kanë luajtur rol kyç në luftën e Rusisë, duke lëshuar raketa lundruese me rreze të gjatë veprime ndaj caqeve ukrainase.
Një bazë ajrore në Murmansk dhe një në rajonin Riazan, raportohet se janë goditur, por edhe baza ajrore Belaja të Irkutskut, që është mbi 5.200 kilometra në lindje të kufirit ukrainas.
Guvernatori i Irkutskut, Igor Kobzeva tha se kjo është hera e parë që dronët rusë janë vërejtur në këtë rajon.
Në deklaratat për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të paidentifikuar të agjencisë së sigurisë të Ukrainës, që njihet si SBU, pretenduan se deri në 40 bombardues janë goditur. Videoja e SBU-së duket se tregon dronët duke shpërthyer dhe duke goditur bombarduesit Tupolev të stacionuar në pistë, ndërkaq një video tjetër shfaq tym duke dalë nga disa baza.
Pretendimet ukrainase nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur, por disa kanale në Telegram, që janë të lidhura me ushtrinë ruse, kanë raportuar se katër baza ajrore janë goditur.
Sulmi ukrainas vjen në kohën kur palët pritet të zhvillojnë rundin e dytë të bisedimeve të drejtpërdrejta në Stamboll më 2 qershor, teksa po tentohet që të arrihet një marrëveshje e paqes për luftën që nisi më 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa