Kina i përgjigjet ashpër Macron: Krahasimi mes Ukrainës dhe Tajvanit, i papranueshëm
Kina ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili paralajmëroi për pasojat globale të tolerimit të agresionit rus në Ukrainë, duke e krahasuar këtë me kërcënimet që përballon Tajvani. Në një deklaratë të publikuar nga Ambasada e Kinës në Singapor më 31 maj, Pekini thekson se “çështja e Tajvanit është krejtësisht e ndryshme në natyrë dhe aspak e krahasueshme me atë të Ukrainës”.
“Krahasimi i çështjes së Tajvanit me çështjen e Ukrainës është i papranueshëm”, thuhet në reagimin e ambasadës kineze, që vjen një ditë pas fjalimit të Macron në Forumin e Sigurisë Shangri-La në Singapor. Gjatë fjalës së tij, Macron u bëri thirrje vendeve të Azisë që të mos e shohin pushtimin rus të Ukrainës si një konflikt të largët.
“Nëse mendojmë se Rusia mund të marrë një pjesë të territorit të Ukrainës pa ndëshkim dhe pa asnjë reagim nga rendi ndërkombëtar, atëherë çfarë do të ndodhte në Tajvan?”, deklaroi Macron, duke shtuar: “Çfarë do të bënit nëse nesër ndodh diçka në Filipine?”
Ambasada kineze përsëriti pozicionin zyrtar të Pekinit, duke theksuar se “Tajvani është pjesë e patjetërsueshme e territorit të Kinës dhe çështja e tij është çështje e brendshme”.
Ndërkohë, gjatë forumit, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ngriti shqetësimin për ambiciet ushtarake të Kinës, duke deklaruar se Pekini “po përgatitet” të përdorë forcën për të ndryshuar balancën e pushtetit në Azi dhe se është duke ndërtuar kapacitete ushtarake për të pushtuar Tajvanin.
Përplasja diplomatike vjen në një kohë tensionesh të larta në rajonin e Indo-Paqësorit, ku Tajvani vazhdon të mbetet një nga pikat më të ndjeshme të rivalitetit ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro