Trump komenton shuplakën e Brigitte ndaj Macron: Sigurohuni që dera të jetë mbyllur

31 Maj 2025 | 10:10

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar videon e bërë virale, ku Brigitte Macron, bashkëshortja e presidentit francez Emmanuel Macron, u kap nga kamerat duke e goditur me shuplakë këtë të fundit, teksa po përgatitej të zbriste nga avioni presidencial gjatë një vizite zyrtare në Vietnam.

I pyetur nga gazetarët lidhur me incidentin dhe nëse kishte ndonjë këshillë martesore për homologun e tij francez, Trump u përgjigj me humor: “Sigurohuni që dera të jetë e mbyllur.”

Presidenti amerikan shtoi se ka folur me Macron pas ngjarjes, duke e cilësuar situatën si “jo të mirë”, por sqaroi se çifti presidencial francez është në gjendje të mirë.
“Kjo nuk ishte e mirë. Fola me të dhe ai është mirë, ata janë mirë, janë dy njerëz vërtet të mirë,” tha Trump, duke nënvizuar marrëdhëniet miqësore që ai dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, kanë me çiftin Emmanuel dhe Brigitte Macron.

Nga ana tjetër, presidenti francez ka minimizuar incidentin, duke u shprehur për mediat se videoja është keqinterpretuar.

“Ka një video që më tregon duke bërë shaka dhe duke ngacmuar gruan time, dhe në një farë mënyre kjo shndërrohet në një katastrofë gjeo-planetare, me njerëz që madje dalin me teori për ta shpjeguar atë,” deklaroi Macron, duke tentuar të shuajë zhurmën mediatike që pasoi publikimin e pamjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes

Inspektorët nga agjencia mbikëqyrëse bërthamore e Kombeve të Bashkuara do të vizitojnë centralet bërthamore në Iran. Kështu njoftoi kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike...
09:37 | 24/06/2026

Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh

Katari do të rifillojë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm, LNG brenda disa javësh. Kështu ka njoftuar kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman...
09:32 | 24/06/2026

OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit

Organizata Ndërkombëtare Detare, IMO, e Kombeve të Bashkuara ka filluar evakuimin e më shumë se 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit pas memorandumit...
09:21 | 24/06/2026