Spartak Ngjela: Organet e reja do të vendosin drejtësi, hapja e dosjes së ‘Gërdecit’ shenja e parë
Sot është Dita Kombëtare e Drejtësisë në Shqipëri, ku për vite me radhë sistemi ynë i drejtësisë vuan nga korrupsion dhe mungesa e ulët e besimit nga qytetarët. Reforma në drejtësi e nisur prej vitit 2016 ka nisur të japë efektet e para por ende mungon goditja e korrupsionit në nivel të lart.
Avokati Spartak Ngjela thotë se drejtësia ishte një plagë e madhe dhe e cilëson atë si “fatkeqësi kombëtare e krijuar nga politika që nga vitit 1992 dhe deri kur filloi reforma në drejtësi”.
Futja në drejtësi e personave të paaftë dhe me mungesë integriteti çoi tha z. Ngjela në një korrupsion të lartë në drejtësi dhe politikë dhe për të rregulluar këtë u desh reforma në drejtësi.
Ish-ministri i Drejtësisë thotë se kjo reforma ka hasur pengesa të mëdha dhe thekson se ka shpresë se institucionet e reja do të mund të vendosi drejtësi në vend.
“Është ende herët për drejtësinë e re, organet e reja do të vendosin drejtësi. Janë krijuar dy institucione të reja që do të krijojnë sistem gjyqësor të pavarur. Me rihapjen e Gërdecit është një shenjë për luftimin e korrupsionit të lartë. Institucionet e reja e kanë në dorë për të kthyer besimin”, deklaroi z. Ngjela.
Sipas avokatit “goditja e korrupsionit të lartë nga BKH dhe SPAK do të krijojë optimizmin për drejtësi në Shqipëri” pasi zhvillimin shoqëror në vend e pengon “korrupsioni në gjyqësor dhe politikë”.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut