“Monroe dhe Yellow Zushi”, gazetari: Çfarë droge konsumohet në festivalet verore

3 Qershor 2025 | 22:00

Gazetari Eni Ferhati tha në “Now me Erla Mëhillin” se në vitet e fundit ka një rritje të përdorimit të drogave sintetike. Sipas tij në disa koncerte dhe festivale ku vijnë shumë të huaj, konsumohet shumë drogë.

Ai përmendi dy nga llojet e drogave që po përdoren më tepër në këto festivale të cilat mbahen në Shqipëri

“Vitet e fundit ka një rritje të përdorimit edhe të dograve sintetike. Në Shqipëri zhvillohen disa festivale apo koncerte ndërkombëtare në disa qytete të Shqipërisë dhe tani shumë shpejt janë dy prej tyre ku ka dyndje të turistëve të huaj. Në disa prej tyre vijnë turistë dhe për disa ditë konsumojnë drogë. Në Shqipëri ka edhe koncerte që kanë natyrë më të ndryshme se vetëm konsumimi i drogës.

Në Shqipëri do ju them vetëm dy prej drogave të reja që po konsumohen në masë, nuk janë sintetike, nuk janë droga të lira, madje janë droga të shtrenjta që konsumohen nga fëmijët e njerëzve që kanë mundësi financiare, bëhet fjalë për kanabisin e fundit që erdhi nga Tajlanda që janë Yellow Zushi dhe kanabisi Monroe. Ky është hashash i përpunuar në laborator i përzier me substanca kimike që rrit efektin. Po përdoret masivisht krahas kanabisit gelato. Një paketim i cili mund të nxjerrë disa cigare shkon 150 euro pakoja, ndaj nuk mund ta përdorë masa dërmuese, por ka gjetur vend në treg dhe po përdoret masivisht”,-tha Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026

Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në malin e Gopeshit, në njësinë administrative të Moglicës, në Maliq. Sipas informacioneve paraprake, një person...
20:46 | 28/06/2026

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026