Një kopje 700-vjeçare e Torës gjendet në Turqi

4 Qershor 2025 | 15:38

Një kopje e Torës që besohet të jetë 700 vjeçare u gjet gjatë një kontrolli rutinë të trafikut në qytetin turk Kirsehir, raporton Agjencia Anadolu.

Ekipet e Shërbimit të Inteligjencës së Xhandarmërisë Provinciale dhe Departamentit Kundër Kontrabandës ndaluan makinën gjatë kontrollit të autostradës Akpinar-Ankara, dhe gjatë kontrollit të automjetit u gjet një Torah lëkure me modele dhe simbole të qëndisura nga brenda dhe nga jashtë.

Policia ndaloi shoferin dhe pasagjerin. Sipas raportimeve, dorëshkrimi i gjetur i Torës u dorëzua në një nga muzetë në Kirchehir.

Kopja më e vjetër e plotë e Torës është e ashtuquajtura “Rrotulla e Bolonjës”, nga periudha rreth viteve 1155–1225.

Ai përmban të gjithë tekstin e Pentateukut (pesë librat e Moisiut) në hebraisht dhe është kosher, domethënë i përshtatshëm për t’u përdorur në ceremonitë fetare.

Rrotulla u zbulua nga Profesori i Hebraishtes Mauro Perani në bibliotekën e Universitetit të Bolonjës. Ndërsa përditësonte katalogun e universitetit, Perani hasi në një rrotull të Torës që, pas një analize të hollësishme tekstuale, dyshoi se ishte datuar gabimisht në shekullin e 17-të. Për të verifikuar supozimin e tij, u kryen dy teste të pavarura të karbonit-14 – një në Universitetin e Sorrentos dhe tjetri në Universitetin e Illinois – të cilat konfirmuan se rrotulla daton nga gjysma e dytë e shekullit të 12-të deri në fillim të shekullit të 13-të.

Rrotulla është bërë prej lëkure deleje dhe dimensionet e saj janë 36 metra e gjatë dhe 64 centimetra e gjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026