Holandë, gjendet kanabis në qeset me karamele Haribo, tërhiqen nga shitja
Agjencia Holandeze e Sigurisë së Produkteve Ushqimore dhe të Konsumatorit (NVWA) njoftoi se kanabisi u gjet në qeset e mëdha me karamele Harib “Happy Cola F!ZZ” (Happy Cola F!ZZ), prandaj produkti u tërhoq nga shitja në të gjithë vendin.
Zbulimi erdhi pas raportimeve se disa anëtarë të një familjeje u sëmurën pasi hëngrën produktin, raportoi sot “NL Times”.
Kontaminimi u zbulua pasi familja raportoi simptomat në polici, duke bërë që NVWA të merrte mostra të karameleve, të cilat rezultuan pozitive për kanabis.
Shkaku i saktë i kontaminimit me kanabis mbetet i panjohur dhe hetimi për këtë incident është duke vazhduar.
“Situata shkon përtej problemeve të thjeshta shëndetësore. Ne kontaktuam menjëherë kompaninë Haribo, e cila lëshoi një paralajmërim sigurie”, tha zëdhënësi i NVWA-së për “Hart van Nederland”.
Deri më tani, janë identifikuar vetëm tre qese me karamele të kontaminuara me kanabis, por Haribo po e tërheq të gjithë serinë si masë paraprake.
LEXONI GJITHASHTU:
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet