Ekzaminim psikiatrik Naim Murselit/ Detaje nga gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt

4 Qershor 2025 | 16:15

Trupi gjykues në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka aprovuar propozimin e mbrojtjes së të pandehurit Naim Murseli për ekzaminim e tij psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës brenda dy javësh, raporton KosovaPress.

Seancat e radhës janë caktuar më 2 dhe 3 korrik, ndërsa më 14 korrik nga ora nëntë. Në seancën e 2 korrikut do të dëgjohet si dëshmitar vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, e vrarë në fund të nëntorit 2023 në Bërnicë të Prishtinës, Leutrim Syla tha se qëndrojnë në tërësi prapa aktakuzës së ngritur ndaj të pandehurve për vrasje, ndërsa shprehu konsideratë për të pandehurin e katërt Tom Dodaj, i cili qysh në shqyrtimin fillestar kishte pranuar fajësinë.

“Pse Liridona Ademaj u privua nga jeta në mënyrë aq dinake? Besoj se para kësaj gjykate do t’i jepet përgjigje pyetje babait të Liridonës pse Naim ti munde të dalësh me fëmijët nga vetura e Liridona mbeti brenda? Pse babai e la hajnin me ia bë nënës ‘bam’? Para kësaj gjykate besoj se do të qartësohet edhe fakti se çka patë nevojë Naim Murseli ta takojë Kushtrim Kokallën ditën e vrasjes në Gjakovë. Pse pas atij takimi që nga i akuzuari Kushtrim Kokalla gjatë deklaratës së dhënë nga ai ka thënë se është deklarim shumë i shkurt e që sipas tij ka refuzuar të bashkëpunojë me Naimin për eliminim fizik të Liridonës. Naimi komunikon me Granitin duke u thënë se atë të kallëzoj se kjo punë duhet kryer”, ka thënë avokati Syla.

Ai shtoi se Naim Murseli darkoi në restorantin e njëjtë me vrasësin e gruas së tij duke qenë i informuar për prezencën e tij ditën e vrasjes.

“Kjo ngjarje është edhe më shokuese kur do të vërtetohet se Naim Murseli kontribuoi në eliminimin e Liridonës”, tha ai.

Avokatja e të akuzuarit Naim Murseli, Teuta Zhinipotoku tha se pala mbrojtëse thekson se prokuroria nuk ka paraqitur prova bindëse për rastin.

“Prokuroria në këtë rast nuk ka paraqitur prova apo argument të qëndrueshme për motivin qe mund ta ketë shtyrë të pandehurin drejt një akti të tillë në mungesë të një motivi të qartë, pretendimi për veprën penale të rëndë mbetet  pa mbështetje dhe i paqëndrueshëm juridikisht”, tha ajo.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026