Kurti: Shtesat për nënat lehona nga ky muaj, nga 170 euro, rriten në 325 euro
Edhe pse në detyrë, qeveria e Albin Kurtit, po vazhdon të marrë vendime. Këtë të enjte, ishte vet Kurti që bëri të ditur disa vendime, që i quajti lajme të mira nga qeverisja e mirë. Ai tregoi për rritjen e ndihmës për nënat lehona që janë të papuna.
“Sot, në mbledhjen e 261-të të Qeverisë, do të miratojmë rritjen e vlerës mujore të shtesave nga 170 euro në 325.9 euro, aq sa është vlera neto e pagës minimale të re. Pra, për të gjitha nënat lehona, që nga ky muaj, shtesa mujore do të rritet në 325.9 euro. Kjo përbën një rritje prej 91.7%, apo gati dyfishim të shtesave. Për gjashtë (6) muaj, shtesa e rritur përkthehet në 1,955.4 euro, dhe kur kësaj i shtojmë edhe shtesën mujore për fëmijën, që është së paku 20 euro në muaj, apo 120 euro për gjashtë (6) muajt e parë, atëherë efektivisht del se Qeveria mbështet secilën nënë të re me 2,075.4 euro”, tha kryeministri Albin Kurti.
Ky vendim prek edhe nënat lehona që janë të punësuara.
“Krahas kësaj, ne sot do të miratojmë pagën mesatare referuese, e cila shërben për përllogaritjen e pagesës për tre (3) muaj në nivelin 50% të pagës mesatare – që është obligim i Qeverisë për secilën lehonë të punësuar. Pra, përveç pagesës prej 70% për gjashtë (6) muaj nga punëdhënësi, lehonat e punësuara do të përfitojnë mbështetje për tre (3) muajt të tjerë nga Qeveria në vlerën prej 319.5 euro – që është 50% e pagës mesatare. Krahasuar me nivelin aktual prej 223 euro, mbështetja e re paraqet një rritje prej 43.3%”, shtoi Kurti.
Si lajm të mirë të tretë, Kurti përmendi edhe rritjen e dytë për pagat e shërbyesve civil prej 55 euro, që hynë në fuqi nga korriku, ndërkohë që rritja e parë ka nisur të zbatohet nga janari i këtij viti.
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia