Rritja e tensioneve tregtare, Banka Qendore Evropiane ul normat e interesit

5 Qershor 2025 | 16:52

Banka Qendrore Evropiane shkurtoi të enjten normat e interesit për depozitat me 25 pikë, duke i çuar në 2 për qind, që është dhe kuota më e ulët prej më shumë se dy vjetësh.

Normat sa i takon operacioneve të rifinancimit dhe lehtësimit të huadhënies do të ulen gjithashtu në 2.15 dhe 2.40 për qind, një lëvizje kjo që do të hyjë në fuqi më 11 qershor.

Norma e interesit për operacionet e rifinancimit është kuota që bankat paguajnë kur marrin hua nga BQE për një javë, ndërsa lehtësimi i huadhënies është për rastet kur huamarrja bëhet brenda një dite.

Normat për depozitat janë ndërkohë kuotat që bankat marrin kur depozitojnë para brenda ditës në Bankën Qendrore Evropiane.

“Ndërsa pasiguria që rrethon politikat tregtare pritet të rëndojë tek investimet dhe eksportet, sidomos në një periudhë afatshkurtër, rritja e investimeve qeveritare për mbrojtjen dhe infrastrukturën do të mbështesë rritjen në një periudhë afatmesme”, deklaroi BQE.

Sipas institutit financiar, të ardhura më të larta dhe një treg më i fortë pune do t’u mundësojë konsumatorëve të shpenzojnë më shumë.

“Shoqëruar me kushte më të favorshme financimi, kjo do ta bëjë ekonominë më fleksibël ndaj tronditjeve globale”, vijon njoftimi.

Shkurtimet e së enjtes mbështeten nga lehtësimi i presionit të çmimeve. Sipas parashikimeve të BQE-së, inflacioni bazë do të arrijë mesatarisht në 2 për qind në 2025-n, 1.6 në 2026-n dhe 2 në 2027-n.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite

Të paktën 55 vdekje u regjistruan dje nga shërbimet e urgjencës mjekësore (SAMU) në Paris, një shifër shumë herë më e lartë se mesatarja e...
17:34 | 26/06/2026

Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen po shqyrton një valë të re të madhe ristrukturimi në të cilën deri në 100,000 vende pune mund të shkurtohen...
17:01 | 26/06/2026

“Parada e Krenarisë” në Paris anulohet për shkak të nxehtësisë

Organizatorët e Paradës së Krenarisë në Paris shtynë marshimin protestues të këtij viti, i cili ishte planifikuar për fundjavën, pasi policia urdhëroi një ndryshim date...
16:37 | 26/06/2026