“Pa mua do t’i humbisje zgjedhjet”- Përballja e ashpër Musk-Trump, akuza e kërcënime
Një përplasje e ashpër mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe miliarderit Elon Musk ka shpërthyer në skenën politike dhe ekonomike amerikane, duke u kthyer në një betejë publike me pasoja të mëdha për tregjet, politikën dhe opinionin publik.
Shkak për këtë konflikt është bërë kritika e hapur e Musk ndaj projektligjit të Trump për taksat dhe subvencionet, gjë që ka sjellë një reagim të ashpër nga presidenti, i cili kërcënoi me ndërprerjen e kontratave qeveritare ndaj kompanive të Musk, përfshirë SpaceX dhe Tesla.
“Ndërprerja e subvencioneve dhe kontratave qeveritare për Elonin do të kursente miliarda dollarë”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Përgjigjja nga Musk ishte po aq e drejtpërdrejtë. Ai e sfidoi Trumpin publikisht, madje deklaroi se po përshpejtonte çmontimin e anijes hapësinore Dragon, e cila përdoret nga NASA për dërgimin e astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Megjithatë, pak më vonë ai u tërhoq nga ky kërcënim, duke u përgjigjur në rrjetin X: “Këshillë e mirë. Nuk do ta çmontojmë Dragonin.”
Tensioni mes tyre është intensifikuar edhe më tej, pasi Musk publikoi një akuzë të paprovuar, duke deklaruar se Trump mund të jetë i përfshirë në dosjet e abuzimeve seksuale me të mitur të Jeffrey Epstein.

Ndërkohë, aksionet e Tesla pësuan një rënie të ndjeshme prej 14%, çka reflekton ndikimin e drejtpërdrejtë të këtij konflikti në tregjet financiare.
Në administratën Trump, Musk kishte një rol të veçantë si këshilltar për eficiencën qeveritare, me kompetenca të gjera. Por marrëdhënia mes tyre ka degraduar në një konflikt të hapur që nuk pritet të shuhet lehtë. “Unë dhe Eloni kishim një marrëdhënie të shkëlqyer”, tha Trump, duke e theksuar në kohën e shkuar, një sinjal i qartë se bashkëpunimi mes tyre ka marrë fund.
Musk ndër të tjera ndau dhe një postim ku tha se Trump nuk do t’i fitonte zgjedhjet pa mbështetjen e tij, gjithashtu ai shtoi se pa të republikanët do të humbisnin dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Demokratët, në këtë betejë, po mbajnë qëndrim të tërhequr, duke e parë konfliktin si një mundësi për të dobësuar republikanët.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme