Takimi i fshehtë i Elon Musk në Pentagon: Një çarje e re në administratën amerikane

6 Qershor 2025 | 11:56

Presidenti Donald Trump ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, pas zbuloi se ky i fundit kishte ftuar Elon Musk në një takim “të fshehtë”në Pentagon.

Sipas një raporti të ri të publikuar nga The Atlantic, presidenti u “tërbua” kur mësoi se Musk ishte ftuar në një seancë informimi të mbajtur në “Tank”, salla më e sigurt dhe simbolike e Pentagonit ku zhvillohen diskutime strategjike të nivelit më të lartë. Burime nga brenda administratës i thanë The Atlantic se pasi Trump e mori vesh për takimin reagoi në mënyrë të menjëhershme.

Ai telefonoi Hegsethin, duke i thënë se ndarja e informacioneve konfidenciale me Musk e nxjerr shumë keq Shtëpinë e Bardhë. Ai me tona të ashpra vijoi kritikat ndaj Sekretarit të Mbrojtjes suke e quajtur takimin një çmenduri dhe budallallëk. Pakënaqësinë e përsëriti edhe të nesërmen në një bisedë ballë për ballë, shkruan The Atlantic.

Takimi kishte bërë bujë që në mars, kur The New York Times raportoi se Musk do të informohej nga Departamenti i Mbrojtjes mbi një strategji të mundshme ndaj Kinës. Musk ka interesa të theksuara tregtare në këtë shtet, gjë që ngjalli shqetësime të shtuara mbi ndarjen e informacionit të ndjeshëm. Publikisht, të tre palët Trump, Hegseth dhe Musk, e mohuan raportin e publikuar, duke e quajtur atë “lajm të rremë”.

Por tensionet në prapaskenë ishin reale. Takimi i organizuar në mënyrë të pavarur nga Hegseth, pa bekimin e Presidentit, u interpretua si një veprim i nxituar që minoi besimin personal të Trump. Deri atëherë, Hegseth ishte konsideruar si një nga figurat më të favorizuara të administratës, por incidenti shënoi krisjen e marrëdhënieve me Presidentin.

Sipas raportit, vendimi për të futur Musk-un në qarqet e informacionit të klasifikuar u pa si tentativë për të demonstruar pushtet personal.

Situata u përkeqësua me shpejtësi kur Hegseth u përfshi në një tjetër skandal të quajtur “Signalgate”, pasi kishte ndarë në mënyrë të papërshtatshme informacione konfidenciale në një grup komunikimi ku ndodheshin edhe anëtarë të mediave. Për pasojë, ai shkarkoi tre anëtarë të lartë të stafit të tij, të cilët i akuzoi për rrjedhje të informacionit, duke rritur ndjeshëm tensionet brenda Pentagonit.

Megjithë trazirat, Shtëpia e Bardhë ka bërë përpjekje për të paraqitur një front të bashkuar. Zëvendëssekretarja për shtyp, Anna Kelly, deklaroi për The Atlantic se “e gjithë administrata e mbështet plotësisht misionin e Sekretarit Hegseth për të përforcuar aftësitë mbrojtëse”. Në mënyrë të ngjashme, zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Sean Parnell, hodhi poshtë artikullin si “thashetheme të ricikluara” dhe akuzoi revistën për publikim të “budallallëqeve totale”.

Ndërkohë, një zyrtar anonim i Shtëpisë së Bardhë i tha të njëjtës revistë se pavarësisht ngjarjeve të fundit, “puna e Hegseth është 100 për qind e sigurt”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

Të paktën 164 persona janë vrarë dhe 971 të tjerë janë plagosur në tërmetet e dyfishta që ndodhën gjatë natës, tha presidentja e përkohshëm e...
13:09 | 25/06/2026

Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve

Aeroportet e Romës do të duhet të pezullojnë sistemin e ri dixhital të kufijve të BE-së për qytetarët jo-BE për të shmangur një “katastrofë” gjatë...
12:48 | 25/06/2026

Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu ngushëllime të enjten për Venezuelën pas dy tërmeteve të fuqishme që lanë të paktën 32 të vdekur dhe rreth 700...
12:30 | 25/06/2026