“Ky grup ka forcën e duhur”- Balaj motivon kuqezinjtë: Me gjakftohtësi do ia dalin

6 Qershor 2025 | 14:31

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në Tiranë në prag të ndeshjes me Serbinë, ndërsa nuk kanë munguar as motivimet për kuqezinjtë. Një prej tyre është sulmuesi shkodran Bekim Balaj, i cili deri pak kohë më parë ishte pjesë e përfaqësueses. Për Balajn, ky ekip i ka të gjitha mundësitë për të marrë rezultat pozitiv.

“Ndeshje madhore për objketivat, Serbia kundërshtari direkt për kualifikim drejt botëror, ky grup ka forcën. Duke nisur nga ndeshja në Tiranë, djemtë duhet të ruajnë qetësinë, gjakftohtë, ngarkesa emocionale është e madhe. Shpresoj të japin më të mirën në fushë dhe marrim një fitore që do vletne shumë”, tha Balaj.

Në 2014ën ishte pjesë e ekipit i cili luajti në Beograd, ku fusha u kthye në arenë boksi.

“Është ndeshje që gdhendet në memorje, për rrethanat që ishim asokohe dhamë maksimumin, edhe pse pak në numër, nuk na mungoi asgjë të ruajmë simbolet tona”, përfundoi ish-futbollisti.

Bekim Balaj ka përfaqësuar ekipin kuqezi për një dekadë ku numëron afro 50 paraqitje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026

“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)

Një “ndëshkues” misterioz, i njohur si “Batmani i Lagos de Morenos”, ka shkaktuar trazira në Meksikë, pasi dyshohet se identifikon persona që i konsideron të...
22:08 | 29/06/2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026