Kualifikueset e Kupës së Botës, Hysaj e Laçi analizojnë Serbinë: Luajmë për kombin
Kombëtarja shqiptare vijon në Tiranë përgatitjet në prag të dy ndeshjeve të radhës kualifikuese drejt Botërorit, ndaj Serbisë në shtëpi dhe Letonisë në transfertë. Ajo që konsiderohet më e rëndësishmja për shumë arsye është e para, më 7 qershor, një duel ballkanik që një dekadë më parë tregoi se nuk luhet vetëm futboll.
Këtë të hënë, sfida në fjalë u analizua nga dyshja Hysaj-Laçi, me shkodranin që asokohe luante si titullar në të dyja duelet.
“Të gjithë e kanë parë ndeshjen që kemi luajtur ne atje. Nuk është imazh i bukur për futbollin. Nuk duhet të ndodhë ashtu si në atë kohë. Është ndeshje shumë e rëndësishme, luajmë për shtetin, tifozët, kombin. Nëse ne fitojmë, mund të jetë krenari e madhe për ne. Duhet të jemi edhe të qetë që ta kuptojmë, duhet të mendojmë se jemi futbollistë, këtu për të kënaqur tifozët dhe për të fituar”, tha Hysaj.
Më tej, mbrojtësi foli edhe për atmosferën në ekip: “Të gjithë futbollistët janë të përqendruar. E dinë mirë që kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, si për ne, ashtu edhe jashtë futbollit. Ka shumë tifozë që po e presin me padurim këtë ndeshje. Normalisht që kam folur me disa lojtarë për lidhjet tona që kemi pasur, edhe për ndeshjet e kaluara që kemi luajtur bashkë.”
Më tej, mesfushori Qazim Laçi foli edhe për duelin me Letoninë: “Për mendimin tim, nuk kemi pasur asnjëherë ndeshje të lehtë. Duhet të kemi gjithmonë në mendje që kemi dy ndeshje edhe atë me Letoninë. Një fitore ndaj Serbisë duhet të pasohet nga një tjetër në Letoni dhe do të jetë aq më mirë për të gjithë.”
Grupi është thuajse i plotë në Tiranë, ndërsa i vetmi futbollist që ende nuk ka mbërritur është Jasir Asani.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit