Southampton interesohet për Brojën, sezonin e ri luan në Championship
Armando Broja po kalon një periudhë të vështirë në karrierë, pasi edhe huazimi te Evertoni nuk shkoi siç duhet, ndërsa lojtari u rikthye te Chelsea, skuadër e cila më herët ka bërë të ditur se 23-vjeçari është i tepërt.
Në këtë situatë i duhet një destinacion i ri, por jo për pushime, por një ekip ku të luajë e arrijë formën e tij optimale. Duke parë gjendjen e Brojës, në lojë është futur Southampton, skuadra ku sulmuesi shqiptar zhvilloi një periudhë të artë, duke rënë në sy të gjigantëve britanikë.
Sipas asaj që raportojnë mediat atje, Southampton po e survejon Brojën dhe dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ri futbollistik.
Kjo gjë vështirë se do të arrihet dhe arsyeja është e thjeshtë, Southampton do të luajë në Championship, pra një kategori më poshtë, e pak gjasa ka që 23-vjeçari të dakordësohet për të luajtur aty.
Në këtë ligë luan dhe anësori tjetër kuqezi, Anis Mehmeti, një ndër lojtarët më të mirë të kësaj kategorie.
Një kalim te Southampton, sipas mediave angleze, do të rilindte Brojën, ashtu si në sezonin 21-22 ku u aktivizua në plot 38 ndeshje, madje arriti të gjejë 9 herë rrugën e rrjetës. Aktualisht Armando Broja është me mendjen te kombëtarja shqiptare, pasi luhet përballja me Serbinë më 7 qershor në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit