Imunitet ndaj vetingut, mazhoranca nuk pranon propozimin e PD-së për gjyqtarët zgjedhorë
Imunitet ndaj vetingut, mazhoranca nuk pranon propozimin e PD-së për gjyqtarët zgjedhorë
Këshilli Politik diskutoi sot propozimin e 6-të të Partisë Demokratike për reformën zgjedhore. Demokratët propozuan një formulë të re për zgjedhjen e trupës gjyqësore që do të administrojë ankimet zgjedhore. Sipas këtij propozimi, për një periudhë 4-vjeçare ndaj gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor nuk mund të merret asnjë masë administrative si dhe nuk mund t’i nënshtrohen procesit të vettingut.
“Ajo që ne propozojmë është që të gjithë ata që nuk i janë nënshtruar ende procesit të vetingut, dhe të gjithë ata që e kanë mbaruar procesin e vetingut, pra ata që nuk janë të zënë në kurth, të jenë gjyqtarët që të zgjidhen me short dhe më pas, për një periudhë të caktuar, ata të mbrohen nga presioni politik dhe në fund të procesit kur të kenë mbaruar mandatin t’i nënshtrohen të gjitha rregullave të vetingut në mënyrë që të jenë të pastër para shqiptarëve”, tha Oerd Bylykbashi, përfaqësues i PD-së në Këshillin Politik.
Ky propozim u kundërshtua nga mazhoranca. Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri u shpreh se rezervat e opozitës ndaj reformës në drejtësi nuk mund të zgjidhen në tryezën e reformës zgjedhore.
“Me keqardhje konstatuam disa propozime të cilat për mendimin tonë kërkojnë rishikim, sepse nuk mund të vëmë në pikëpyetje të gjithë reformën në drejtësi apo të krijojmë një sistem që është i imunizuar nga procesi. Pra, ne jemi të gatshëm që të gjejmë kompromis duke respektuar parimet kushtetuese dhe të mirat dhe produktet e Reformës në Drejtësi. Jo hallet politike që kemi me drejtësinë t’i kthejmë në tryezën e reformës zgjedhore”, tha Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore.
I pyetur për propozimin e hershëm të Partisë Demokratike për një qeveri kujdestare 100 ditë përpara zgjedhjeve, Gjiknuri u shpreh se atë që nuk e fitoi dot në rrugë, opozita nuk mund ta sigurojë në tavolinë.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar