Trump kërkon leje nga Gjykata Supreme për të shpërbërë Departamentin e Arsimit
Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i kërkoi sot Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara të lejojë vazhdimin e shpërbërjes së Departamentit të Arsimit, gjë që do ta linte politikën shkollore pothuajse tërësisht në duart e shteteve federale dhe bordeve lokale, raporton Reuters.
Departamenti i Drejtësisë i kërkoi gjykatës të përmbysë vendimin e 22 majit të gjyqtarit të distriktit të Bostonit, Myong Joon, i cili urdhëroi administratën të rivendoste në punë punonjësit e pushuar nga puna nga Departamenti i Arsimit dhe të ndalonte veprimet e mëtejshme të mbylljes së sektorit.
Departamenti i Drejtësisë tha se gjykata e shkallës së parë nuk kishte juridiksion për të “shqyrtuar vendimet e menaxhimit të brendshëm të ekzekutivit”, duke iu referuar qeverisë ekzekutive.
“Qeveria ka qenë shumë e qartë në pranimin se vetëm Kongresi mund ta shfuqizojë Departamentin e Arsimit. Dhe qeveria ka njohur nevojën për të mbajtur staf të mjaftueshëm për të vazhduar të kryejë funksione statutore dhe ka mbajtur stafin që i konsideron të nevojshëm për këto detyra. Zvogëlimi i kundërshtuar është plotësisht në përputhje me këtë qasje”, thuhet në dosjen gjyqësore të Departamentit të Drejtësisë.
Departamenti i Arsimit, i krijuar sipas një ligji amerikan të miratuar nga Kongresi në vitin 1979, mbikëqyr rreth 100,000 shkolla publike dhe 34,000 shkolla private në Shtetet e Bashkuara, megjithëse më shumë se 85 për qind e financimit të shkollave publike vjen nga qeveritë shtetërore dhe lokale.
Më 20 mars, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të mbyllur në mënyrë efektive Departamentin e Arsimit, duke përmbushur një premtim të fushatës drejtuar konservatorëve për t’ia kaluar politikën e arsimit pothuajse tërësisht bordeve shtetërore dhe lokale.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn
Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 11:51 Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
- 11:18 Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
- 11:14 SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn
- 11:03 Rama: Dezinformim për Zvërnecin dhe Sazanin, nuk ka privatizim të tokës publike
- 10:15 Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash
- 09:49 Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë