VIDEO| Gomat plot me municione, ku do të dërgohej mjeti me armë i kapur në Durrës

7 Qershor 2025 | 11:40

Një arsenal armësh dhe municionesh është zbuluar në Portin e Durrësit gjatë kontrollit të një automjeti tip Land Rover, i cili ndodhej i bllokuar në një kontenier që prej dhjetorit të vitit 2022. Autoritetet kanë shpallur në kërkim një 24-vjeçar nga Kosova, i identifikuar me inicialet Y.I., i dyshuar si poseduesi dhe trafikanti i kësaj sasie armësh me destinacion përfundimtar Republikën Demokratike të Kongos.

Sipas Policisë së Durrësit, mjeti kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Morinës më 20 dhjetor 2022. Për më shumë se dy vite, ai ishte lënë i pakontrolluar në port, pasi dërguesi nuk ishte paraqitur për të përfunduar procedurat doganore. Më 4 qershor 2025, Dogana vendosi të kryente hapjen dhe inspektimin e kontenierit.

Gjatë kontrollit fizik, në një hapësirë të modifikuar në brendësi të Land Rover-it, u zbuluan:

  • 2 armë automatike
  • 1 pistoletë
  • 1580 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm
  • 12 krehra për armë automatike dhe pistoletë

Sipas burimeve hetimore, municionet ishin vendosur në brendësi të gomave të makinës, ndërsa armët ishin fshehur në një pjesë të posaçme të shasisë, e përshtatur enkas për të shmangur zbulimin.

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore, ka nisur një hetim të thelluar për të zbardhur rrjetin e trafikimit dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë. Njëkohësisht, armët do t’i nënshtrohen analizave teknike, balistike dhe daktiloskopike në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse janë përdorur më parë në ngjarje kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026