Haxhiu: I kemi numrat për qeverinë Kurti 3, le të na matin

7 Qershor 2025 | 13:50

Deputetja e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, deklaroi se subjekti i saj tashmë i ka siguruar numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë Kurti 3.

Ajo ftoi partitë tjera që ta sfidojë Vetëvendosjen në Kuvend, duke theksuar se disa parti që deri tani kanë qenë në opozitë po e pengojnë me qëllim konstituimin e Kuvendit, sepse siç tha ajo, e dinë se  Vetëvendosja e ka shumicën për qeverisje.

Pas dështimit për herë të njëzet e tetë të seancës konstituive që Haxhiu të votohet për kryeparlamentare, ajo tha se janë të hapur që të marrin pjesë në takime të tjera të ftuara nga presidentja e vendit, shkruan KosovaPress.

Haxhiu iu bëri thirrje deputetëve të partive të tjera që të reflektojnë dhe të dalin nga kjo situatë, sepse sipas saj është e pakuptimtë të shkosh në kuvend dhe mos të bësh asgjë.

E propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu ritheksoi kundërshtimin e subjektit të saj karshi propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovë për një qeveri të tranzicionit.

Krahas kësaj, Haxhiu përmendi deklarimin e deputetit te PDK, Abelard Tahiri se “Qeveria Kurti është më e dëmshme sesa bllokimi i kuvendit”. Sipas saj, kjo e konfirmon se partitë e tjera me qëllim po e pengojnë konstituimin e kuvendit, sepse e dinë që LVV-ja i ka numrat për krijimin e qeverisë së re.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026