SHBA i jep 500 milionë dollarë USAID, ndihma për Gazën
Departamenti Amerikan i Shtetit ka propozuar një paketë ndihme prej 500 milionë dollarësh për Fondacionin Humanitar për Gazën, përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar. Plani synon të lehtësojë krizën humanitare në Rripin e Gazës, por ka hasur në kundërshtime të forta brenda vetë administratës amerikane për shkak të situatës së paqëndrueshme dhe shqetësimeve për transparencën e shpërndarjes së ndihmave.
Sipas burimeve zyrtare, fondacioni ka filluar shpërndarjen e ndihmave humanitare javën e kaluar, duke përdorur kompani private amerikane për transportin e tyre në terren. Megjithatë, procesi është përballur me sfida serioze, përfshirë dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë nga strukturat drejtuese të Fondacionit për Gazën, çka e detyroi fondacionin të pezullojë përkohësisht operacionet e tij.
Izraeli, nga ana e tij, ka kërkuar që fondet të përdoren ekskluzivisht për të mbështetur operacionet e GHF-së për një periudhë 180-ditore, duke synuar kontroll më të madh mbi mënyrën e shpërndarjes së ndihmës.
Ndërkohë, situata në terren mbetet dramatike. Zyrtarët e spitaleve në Gaza raportojnë se mbi 80 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë javës së fundit, duke e shtuar urgjencën për ndihmë të menjëhershme humanitare dhe për menaxhim efektiv të fondeve të alokuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)
Ministri Tajani: Italia e gatshme të mbështesë në mënyrë diplomatike marrëveshjen Izrael-Liban
Vrau 17-vjeçaren në Tajlandë, arrestohet autori australian. Trupi gjendet në një valixhe
- 16:16 Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)
- 16:15 “One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta
- 16:07 Ministri Tajani: Italia e gatshme të mbështesë në mënyrë diplomatike marrëveshjen Izrael-Liban
- 15:58 Vrau 17-vjeçaren në Tajlandë, arrestohet autori australian. Trupi gjendet në një valixhe
- 15:57 Policia turke arreston 178 persona para Samitit të NATO-s, mes tyre gazetarë dhe akademikë
- 15:43 Gruaja e futbollistit venezuelian humb jetën nga tërmeti, shpëtohet vajza e tyre e mitur