AMP arreston 4 punonjës policie në Kapshticë për shpërdorim detyre
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Elbasan-Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, ka zbuluar dhe goditur një rast të trafikut të lëndëve narkotike dhe shpërdorimit të detyrës në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.
Si rezultat, katër punonjës policie dhe një shtetas civil janë arrestuar, më konkretisht:
-
Nën/Komisar Y. D., me detyrë Përgjegjës Turni në Kapshticë;
-
Inspektor F. B., Specialist/Kontrollor;
-
Inspektor L. H., Trupë Shërbimi;
-
Inspektor D. M., Trupë Shërbimi/Kontrollor në dalje, i cili dyshohet gjithashtu për “Prodhim dhe mbajtje të armëve shpërthyese dhe municioneve”;
-
Shtetasi V. B., banues në Vërdovë, Pogradec – drejtuesi i automjetit ku u gjet droga.
Hetimet zbuluan se efektivët e policisë nuk kanë ushtruar kontrollin e detyrueshëm ndaj një automjeti që drejtohej nga V. B., ku më pas u zbulua një sasi prej 6 kg e 134 gramë heroine, e fshehur në vende të posaçme.
Gjatë operacionit u sekuestruan edhe:
-
5 telefona celularë,
-
256 fishekë për pistoletë model TT,
-
20 fishekë për armë gjahu,
-
si dhe një automjet, që shërbente për transportin e lëndës narkotike.
Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi