EMRI/ I vodhi me dhunë çantën një personi, arrestohet autori i grabitjes në Durrës

8 Qershor 2025 | 12:57

Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e një grabitjeje të dhunshme të ndodhur në lagjen nr. 14, Shkozet. Ngjarja ndodhi kur 38-vjeçari Elton Hasani banues në Durrës, theu xhamin e një automjeti dhe, pasi goditi me grushte drejtuesin e tij, i rrëmbeu çantën që përmbante një shumë të konsiderueshme parash në euro dhe lekë, si dhe një telefon.

Ngjarja u zbardh falë hetimeve intensive të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, ku pas identifikimit dhe lokalizimit të autorit, Elton Hasani, policia bëri arrestimin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026