Basha: Ky rezultat nuk do njihet kurrë, vullneti i zgjedhësve u tjetërsua nga krimi i organizuar
Në një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës kryedemokrati Lulzim Basha përsëriti faktin se zgjedhjet e 25 prillit janë një masakër elektorale ku vullneti i popullit u tjetërsua përmes bandave të pushtetit.
Kreu i PD tha se rezultati i zgjedhjeve nuk do të njihet kurrë nga PD, ndërsa theksoi se kjo është një provë për drejtësinë e re që të bëjë drejtësi pasi si theksoi PD ka dorëzuat prova konkrete që tregojnë pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 9 qarqe.
“Prej më shumë se një viti i kemi vënë në dispozicion institucioneve ndërkombëtare, institucioneve të drejtësisë së re, fakte konkrete mbi të gjithë dhunimet dhe krimet zgjedhore të Partisë Socialistë, të Edi Ramës, të kupolës drejtuese dhe faktorëve të krimit të organizuar. Mbi 180 kallëzime të tilla janë depozituar në SPAK dhe prokuroritë anë e mbanë vendit.
Kjo është një sfidë për drejtësinë e re, kjo është një sfidë për institucionet zgjedhore ku dje janë depozituar kërkesat për pavlefshmërinë në 9 qarqe dhe rivotimin në 9 qarqe”, tha kreu i PD.
Ai iu përgjigj edhe zërave kritikë kundër tij në PD të cilët i cilësoi konstruktivë ndërsa u rikujtoi se kreu i partisë zgjidhet nga anëtarësia dhe njësoj do të ndodhë edhe këtë verë, kur në PD të hapet gara për kryetarin e ri.
“Ne jemi një shtëpi e madhe. Gjithkush ka mendimet, kontributin, investimet, sakrificën, të mirat, të metat dhe gabimet e tij apo të saj. Këtu pa diskutim, bëj pjesë edhe unë por një gjë na bashkon; vendosmëria për të vazhduar për t’i shërbyer këtij vendi dhe këtyre njerëzve.
Një gjë është e qartë, që ju keni pasur dhe keni përgjegjësinë dhe mundësinë për të vendosur kush ju përfaqëson dhe kush ju drejton. E keni pasur në të kaluarën dhe do ta keni përsëri shumë shpejt por ndërsa ju them këtë, po ju them që nuk ka në shtëpinë tonë asnjë të tepërt. Mendimet, idetë konstruktive, kritikat konstruktive vetëm na ndihmojnë dhe ne duhet t’i mirëpresim”, u shpreh z. Basha.
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta