Mes kaosit të protestave, Policia e Los Anxhelosit raporton vjedhje të bizneseve
Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit ka raportuar raste të vjedhjeve së dyqaneve në pjesë të qytetit të përfshira nga protestat kundër ndalimeve masive të emigrantëve të paligjshëm.
“Pronarët e bizneseve po raportojnë se dyqanet po vidhen në zonën e 6th St dhe Broadway. Oficerët janë në rrugë drejt vendit për të hetuar”, postoi departamenti në faqen e tij në mediat sociale X. Policia lokale u ka kërkuar gjithashtu banorëve të raportojnë çdo vandalizëm, dëmtim ose plaçkitje dhe të fotografojnë të gjitha dëmet.
Protestat kundër ndalimeve masive të migrantëve pa dokumente vazhdojnë për të tretën ditë në Los Angeles. Zëvendës Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, i përshkroi protestat dhe trazirat në Kaliforni si një kryengritje dhe kritikoi qëndrimin e shefit të policisë së Los Angeles, i cili kishte refuzuar të merrte pjesë në deportimet masive të migrantëve.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte urdhëruar vendosjen e 2,000 trupave të Gardës Kombëtare nga Kalifornia në Los Angeles për t’iu përgjigjur trazirave pa u konsultuar me Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom. Trupat filluan të mbërrinin në qytet mëngjesin e 8 qershorit.
Sipas autoriteteve, dy oficerë policie u plagosën më 8 qershor. Forcat e rendit po përpiqen të rihapin autostradën kryesore të qytetit, një pjesë e së cilës ishte bllokuar nga protestuesit. Raportet e mediave lokale tregojnë se demonstruesit janë përleshur me policinë, duke hedhur shishe dhe gurë drejt oficerëve.
LEXONI GJITHASHTU:
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë