Murtaja e ruminatëve të vegjël, ngordhin 150 krerë bagëti të imta në fshatin Val
Të paktën 150 krerë bagëti të imta kanë ngordhur në një nga fermat në fshatit Val të Njësisë administrative Martanesh të Bashkisë Bulqizë, ku është shfaqur sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël te bagëtitë.
Ndërkohë, shërbimi veterinar Dibër ka kryer inspektimin pranë kësaj ferme në pronësi të blegtorit Bajram Mata, ku janë konstatuar rreth 150 krerë të imta të ngordhura ku dyshohet sëmundja e murtajës.
Aktualisht, janë marrë analizat, të cilët i kanë dërguar pranë institucionit përkatës në Tiranë dhe se janë në pritje të përgjigjeve të analiza për të përcaktuar shkakun e sëmundjes.
Çfarë është Murtaja e Ruminantëve të Vegjël?
PPR është një infeksion viral që prek delet, dhitë dhe disa lloje të kafshëve të egra me thundra. Ka një shkallë sëmundshmërie deri në 100% dhe mund të shkaktojë vdekshmëri deri në 80%.
Sëmundja nuk transmetohet te njerëzit, por ka ndikim të madh ekonomik pasi ul prodhimin e qumështit dhe mishit.
Simptomat përfshijnë: temperaturë të lartë, rrjedhje nga hunda, inflamacion të syve, ulje të oreksit, diarre dhe ngordhje të papritur.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta