Murtaja Afrikane e Derrave, ministria ndan njoftimin e rëndësishëm për fermerët

16 Dhjetor 2024 | 15:13

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton se situata me Murtajën Afrikane të Derrave është e qëndrueshme dhe nuk ka asnjë rast të ri të sëmundjes që prej datës 25 nëntor 2024.

Ministria bën me dije se pas ndërhyrjes së menjëhershme në zonën e Malit të Rrencit, në Shëngjin, të gjitha masat e karantinës kanë përfunduar dhe zona është liruar nga kufizimet.

Edhe pse situata është nën kontroll, Ministria e Bujqësisë i bën thirrje fermerëve që të mbajnë nën mbikëqyrje kafshët dhe të shmangin çdo kontakt të mundshëm të derrave të fermave me derrat e egër.

“Menjëherë pas marrjen e njoftimit që në Njësinë Administrative Shëngjin Lezhë, në fshatin Mal i Rrencit, në lartësinë e Kodrës së Zezë, në koordinatat gjatësi 41.82835 dhe gjërësi 19.57711, ku disa gjuetarë konstatuan derra të egër të ngordhur, nga DRVMB Shkodër, Qarku Lezhë u ngrit grupi i punës i cili ka vijuar me verifikimin e informacionit.

Shërbimi Veterinar ka reaguar në mënyrë të shpejtë duke nisur komunikimin me Shoqatën e Gjuetarëve dhe me arritjen në vëndngjarje, grupi i kontrollit ka kryer kampionimin e mostrave sipas procedurave teknike dhe mostrat u dërguan në ISUV. Gjithashtu, u krye procesi i groposjes së kadavrave dhe mbetjeve të tyre dhe dezinfektimi i mjedisit përrreth.

Për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje dhe kufizimin e saj Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimevë ka marrë masat për përcaktimin e zonave të mbrojtes dhe mbikqyrjes, të cilat bëjnë pjesë në rrezet 3 km dhe 10 km.

Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve gjatë 21 ditëve të karantinës së këtyre zonave organizoi takime periodike me përfaqësues së Pushtetit Vendor, Shoqatën e Gjuetarëve, Agjensinë ë Zonave të Mbrojtura dhe Agjensinë e Mjedisit, për informim dhe koordinim rreth situatës.

Në këtë periudhë 5 grupe pune monitoruan cdo ditë situatën në terren duke kontrolluar 107 mjete të transportit të kafshëve për lëvizjen e kafshëve të gjalla në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Janë monitoruar 976 ferma me 1425 krerë, nga të cilët u matrikulluan 493 krerë derra. Gjatë procesit të inventarizimit të fermave janë identifikuar 33 ferma të reja: me 121 krerë derra dhe 24 dosa.

Në zonën e mbrojtur (vatra, zona tampon), ka përfunduar inventatizimin e zonës që në datën 30.11.2024, por çdo ditë në vijim është bërë rikontroll i zonës, dhe shtrirje e tij për verifikimin e ngordhjeve të reja apo për derra me shenja klinike.Situata paraqitet e qëndrueshme dhe nga sot zona del nga gjendja e karantinës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026