Murtaja e derrave në Shqipëri, zbulohet një vatër në Lezhë

29 Nëntor 2024 | 15:21

Një vatër me murtajën afrikane është identifikuar në Malin e Rrencit në Lezhë.

Sëmundja është shfaqur tek derrat dhe, sipas informacioneve, të paktën 10 krerë kanë ngordhur, prej të cilëve pesë brenda një ferme dhe pesë të tjerë përgjatë masivit pyjor të kësaj zone.

Pas identifikimit të rasteve, Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë është vënë menjëherë në lëvizje dhe nga analizat e kryera ka rezultuar se derrat kanë ngordhur nga murtaja afrikane.

Për këtë arsye, zona është vendosur në karantinë, ndërsa po kryhen verifikime në të gjithë zonën. Shërbimi veterinar nuk ka pranuar të komentojë, ndërsa vazhdon punën për analizimin e situatës.

Ekspertët e shëndetit publik bëjnë me dije se murtaja afrikane është një sëmundje që prek derrat e butë dhe të egër, por nuk ka konfirmim se sëmundja mund të transmetohet nga derrat tek njerëzit apo tek kafshë të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për...
15:14 | 18/07/2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026