Një vatër e sëmundjes së murtajës afrikane të derrit u identifikua në Malin e Rrencit në Shëngjin të Lezhës, ku janë gjetur deri më tani 10 derra të ngordhur, pesë brenda një ferme dhe pesë të tjerë në masivin pyjor të zonës.
Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë është vënë mënjehërë në lëvizje dhe nga analizat e kryera ka rezultuar se derrat kanë ngodhur nga murtaja afrikane.
Në një lidhje për Euronews Albania me Ilir Kazaferin ka folur mbi këtë çështje eksperti Ervin Resuli i cili ka shpjeguar me detaje të dhënat mbi këtë sëmundje, ka dhënë këshilla për fermerët dhe ka treguar nëse kemi rrezik potencial për kalimin e saj nga kafshët te njerëzit. Ai tha se kjo është shumë e rrezikshme për kafshët në aspektin e mbijetesës pasi derrat nuk mund ti rezistojnë dhe tregoi shenjat e saj klinike ndërsa tha se nuk ka rrezik evident që të transmetohet nga derrat te njeriu.
“Ky është rasti i tretë në të cilin ne na shfaqet murtaja afrikane e derrave. Pas rasteve të Hasit dhe Kukësit në Lezhe është rasti i tretë brenda këtij viti. Kjo sëmundje ka shfaqur shenjat e saj dhe përbën një rrezik potencial per koloninë e derrave të ëgër apo të butë në zonën e Lezhës apo të veriut në tërësi e cila ka një popullim ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë me fermat të mbarështimit të derrave”.
“Kur flasim për “Madin” flasim për një sëmundje që faktori kryesor që na jep është dëmi ekonomik pra ka një veti shumë të lartë të ngrordhshmërisë dhe i jep një dëm të madh ekonomik blegtorëve të cilët mbarështojnë derrat dhe ky është rreziku më i madh potencial në të cilin na vë përballë kjo sëmundje”.
“Përsa i përket popullatës pra njerëzve nuk kemi rrezik,,, pra kjo sëmundje nuk është nga ato sëmundje që kalon nga kafsha te njeriu pra nuk është potencial rreziku dhe nuk e rrezikon popullatën në aspektin e transmetimit të sëmundjes tek njerëzit apo vuajtjes së popullatës nga kjo sëmundje por ama kjo jep dëmtime të mëdha në ngordhjen masive deri në shfarosjen e derrave”.
“Duhet të informohen gjerësisht të gjithë fermerët për shenajt klinike të kësaj sëmundje dhe në rastin e parë që ata konstatojnë se derrat e tyre nuk janë në gjëndje normale ose në kondicionin e mëparshëm duhet menjëhërë të lajmërojnë veterinerin shtetëror”, e mbylli fjalën e tij eksperti, Ervin Resuli.
LEXONI GJITHASHTU:
- Murtaja e derrave në Shqipëri, zbulohet një vatër në Lezhë
- La Italinë për fermën në Shqipëri, Bakiu: Derrave u vendosa emrat e politikanëve